Dy persona raportohet se janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Korçë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme (7 tetor) në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht.
Sipas informacioneve të para të policisë në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.