Aktualitet

Përplasen makinat në Durrës, vdes një grua

               Publikuar në : 11:29 - 24/07/21 liberale

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në fshatin Hamallaj, Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00. Viktima, ende e paidentifikuar ka qenë pasagjere në njërin nga mjetet e përfshira në aksident.

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back