Aktualitet

Përplasen makinat në Durrës, vdes një grua

Shkruar nga Liberale
Përplasen makinat në Durrës, vdes një grua

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në fshatin Hamallaj, Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00. Viktima, ende e paidentifikuar ka qenë pasagjere në njërin nga mjetet e përfshira në aksident.

"Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH