Aktualitet

Përplasen "kokë më kokë" mjetet në aksin Librazhd-Përrenjas, 6 pasagjerë të plagosur, transportohen në spital

Shkruar nga Liberale
Përplasen "kokë më kokë" mjetet në aksin

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas, në fshatin Qukës, duke shkaktuar gjashtë persona të plagosur, një prej të cilëve raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, ku dy mjete u përplasen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e 6 pasagjerëve të të dyja mjeteve.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që ka pësuar në trup, ndërsa të plagosurit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.

Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Përrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH