Aktualitet

Përplasen dy motomjete, humb jetën 54-vjeçari

               Publikuar në : 20:11 - 20/10/20 liberale

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lushnjes. Dy motomjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë, një 54 vjeçar ka gjetur vdekjen.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back