Aktualitet

Përplasen dy makina në Memaliaj-Tepelenë, njëri prej shoferëve rëndë

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy makina në Memaliaj-Tepelenë, njëri prej

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të njërit prej shoferëve të përfshirë në aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë.

Nga përplasja e me mjetin kamion tip “Skania” ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër L. M., rreth 35 vjeç. Policia thotë se e ka transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Tepelenë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH