(Foto ilustruese)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë rreth orës 08:50, në vendin e quajtur “Rruga e palmave”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin D. T. është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. G. dhe pasagjerja e automjetit tip “Toyota”, shtetasja J. B., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.