Aktualitet

Përplasen dy automjete, plagosen një grua dhe një vajzë 13 vjeçe

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy automjete, plagosen një grua dhe një vajzë 13

Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Laç, ku si pasojë janë plagosur një grua dhe një vajzë 13 vjeçe.

"Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH