Aktualitet

Përplasen dy automjete në Fier, 4 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy automjete në Fier, 4 të plagosur

Katër persona janë plagosur në Fier, pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përplasur mes tyre.

Dy mjete tip “Benz”, që drejtoheshin nga shtetasit me iniciale A.S. dhe R.B., janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, rreth orës 16:00.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur 44-vjeçari me iniciale A.S. dhe tre të tjerët që ishin pasagjerë në makinë.

Policia konfirmon se të katërt ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertiza po heton për të zbardhur shkakun e aksidentit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH