Aktualitet

Përplasen automjetet në Elbasan, dy të plagosur rëndë

Shkruar nga Liberale
Përplasen automjetet në Elbasan, dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Vidhas.

Dy makina janë përplasur në afërsi të paraburgimit. Sipas 'Panorama', dy persona janë plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një mjet BMW X 6 dhe një makinë Golf.

Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH