Aktualitet

Përplasen 4 makina në qendër të Shkodrës

Shkruar nga Liberale
Përplasen 4 makina në qendër të Shkodrës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës, në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, një mjet është futur me shpejtësi në rrethrrotullim dhe ka përplasur 4 makina të tjera.

Më pas automjeti është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se nga përplasja disa persona kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH