Aktualitet

Përpjekja 'titanike' e Izraelit për t'u shfajësuar për sulmin mbi spitalin në Gaza, publikon përgjime të Hamasit

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi i së martës mbi një spital në Gaza që la rreth 500 të vdekur, duke tronditur botën mbarë, duket se ka vënë në lëvizje Izraelin, i cili po nxjerr provat e veta, për t'u shfajësuar nga sulmi. Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar atë që pretendon se është një telefonatë e përgjuar mes dy operativëve të Hamasit, ku ata diskutojnë se si spitali al-Ahli al-Arabi është goditur nga një raketë e dështuar e lëshuar nga brenda Gazës. Audioja u publikua gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit të IDF-së (Israel Defense Forces), kur Izraeli mohoi përgjegjësinë për shpërthimin në spital, duke e fajësuar një lëshim të dështuar të raketës. Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria izraelite ka arritur në përfundimin se grupi i Xhihadit Islamik Palestinez ishte përgjegjës për shpërthimin në spitalin Al Ahli.

"Ne bëmë një rishikim të menjëhershëm me të gjitha degët përkatëse të IDF," u tha ai gazetarëve. Sipas tij, një breshëri raketash u hodhën nga Hamasi drejt Izraelit në orën 18:15 me orën lokale të martën – përpara shpërthimit në spital.

"Më pas, në orën 18:59, një breshëri prej rreth 10 raketash u hodh nga PiJ nga një varrezë aty pranë. Në të njëjtën kohë, ka pasur raportime për një shpërthim në spitalin në qytetin e Gazës", u shpreh zyrtari izraelit..

Më tej ai, paraqiti për mediat disa harta, duke pretenduar se paraqisnin numrin e lartë të dështimeve të lëshimit të raketave në Gaza në ditët e fundit. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka qenë kritik ndaj raportimit të mediave për shpërthimin në spitalin al-Ahli al-Arabi, duke thënë se mediat kanë përhapur gënjeshtra të Hamasit dhe se disa nga ato raporte dhe tituj ende nuk janë korrigjuar. "Unë e kuptoj dëshirën për të marrë lajme të reja, por shpresoj se të gjithë do të bini dakord se saktësia dhe informacioni i besueshëm është i pari. IDF vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Si përfundim, ky incident tregon se si akuzat në këtë rast pretendimet e rreme dhe të pabaza të bëra nga terroristët kundër Izraelit mund të përhapen dhe të ndezin tensionin në rajon". Ai posaçërisht thotë se vendet e tjera do të shikojnë BBC për të mësuar se çfarë raporton./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH