Aktualitet

Përndoqi dhe dhunoi adoleshenten, arrestohet 26 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Përndoqi dhe dhunoi adoleshenten, arrestohet 26 vjeçari

Policia e Tepelenës ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se ka përndjekur dhe dhunuar një vajzë adoleshente.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH