Aktualitet

Përmet/ Hidhet nga ura mbi lumin Vjosë në një tentativë vetëvrasjeje, të rinjtë shpëtojnë mrekullisht gruan e moshuar

Shkruar nga Liberale
Përmet/ Hidhet nga ura mbi lumin Vjosë në një tentativë

Një grua e moshuar është hedhur nga ura e lumit Vjosa, në Përmet, në një tentativë vetëvrasjeje.

75vjeçarja me iniciale F.D,  e cila dyshohet se vuante nga depresioni u hodh nga ura, por disa të rinj që ndodheshin rastësisht në atë moment, nxituan dhe e nxorën duke e transportuar me shpejtësi në spital.

Mësohet se pa ndihmës së parë e moshuara fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH