Aktualitet

Përmbytjet shkaktuan viktima/ Berisha: Rama hapi portat e Komanit dhe krijoi dallgë përmbytëse

Shkruar nga Liberale
Përmbytjet shkaktuan viktima/ Berisha: Rama hapi portat e Komanit dhe

Kreu i PD, Sali Berisha ka lënë sallën e parlamentit, teksa fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Berisha vijoi akuzat ndaj qeverisë për përmbytjet në Shkodër.

Berisha theksoi se u hapën portat dhe për këtë arsye sipas tij Shkodra përjetoi një dramë të madhe.

“Të nderuar qytetarë, në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që po përjetojnë Shkodra dhe Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi, në mesnatë, pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit, autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, dhe krijoi një dallgë përmbytëse të tillë që nuk e kishte parë Shkodra, dallgë e cila nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut, monument kulture, dallgë që përmbyti në një kohë të shkurtër 500-600 banesa.

Ky akt i mosnjoftimit është vepër penale. Qëllimi ishte që përmbytja të mos i faturohej hapjes së digave dhe kaskadës, që me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve", tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH