Aktualitet

Përmbytje banesash, bllokim rrugësh nga gurët dhe ndërprerje e energjisë, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në disa qytete

Shkruar nga Liberale
Përmbytje banesash, bllokim rrugësh nga gurët dhe ndërprerje

Me nisjen e reshjeve mëngjesin e kësaj të mërkure, kanë nisur problemet në shumë zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati. Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.

Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.

Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH