Aktualitet

Përmbyset zetori, humb jetën 60 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Përmbyset zetori, humb jetën 60 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, në fshatin Srofotinë. Drejtuesi i një zetori ka ndërruar jetë, pasi mjeti me të cilin po punonte tokën është përmbysur.

Mësohet se shtetasi që ka humbur jetën është M.K., rreth 60 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH