Aktualitet

Përmbyset autoboti me gaz në mes të rrugës, shoferët në panik

Shkruar nga Liberale
Përmbyset autoboti me gaz në mes të rrugës, shoferët

Paraditen e sotme është përhapur panik në rrugën Gjirokastër-Sarandë pasi një autobot gazi u përmbys  pranë zonës së quajtur kthesa e Muzinës.

Dyshohet shkaku të ketë qene rreshjet e shiut. Për fat të mirë aksidenti nuk ka pasur përmasa të mëdha, ndërsa autoboti nuk pësoi çarje, ç’ka mund të sillte pasoja edhe më të rënda.

Në momentin e aksidentit, shoferët e makinave që u ndodhën aty pranë u përfshinë në panik nga frika se mund të shpërthente.

Në vendngjarje shkuan policia dhe  forcat zjarrfikëse  për të zbardhur plotësisht ngjarjen./Gazeta Liberale

https://youtu.be/417dIXILvNw

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH