Aktualitet

Përlotet djali i Bujar Nishanit: Familja jonë humbi busullën

Shkruar nga Liberale
Përlotet djali i Bujar Nishanit: Familja jonë humbi busullën

Mes lotëve dhe dhimbjes, djali i ish-presidentit Bujar Nishani i ka dhënë lamtumirën të atit përpara se, të përcillej për në banesën e fundit.

“Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj, na keni lehtësuar dhimbjen sado pak këto ditë. Babai im për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, Zotin dhe Atdheun. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese. Kombi i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur. Zotit i shtohet një engjëll në Parajsë. Lamtumirë baba, të qoftë dheu i lehtë”, u shpreh Ersi me zërin që i dridhej, ndërsa në krah të tij qëndronte motra, nëna dhe gjyshi i tij.

Kujtojmë se, ish-presidenti Nishani u nda nga jeta ditën e shtunë, në një spital në Gjermani. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i la në organizëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH