Globi

Përleshje të dhunshme shpërthejnë në Suedi, pas djegies së Kuranit

Shkruar nga Liberale
Përleshje të dhunshme shpërthejnë në Suedi, pas djegies

Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje emigrantësh në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, pasi një protestues kundër islamit e dogji një kopje të Kuranit, tha policia suedeze të hënën.

Policia në Malmo tha se ndaj oficerëve të saj u hodhën gurë dhe disa vetura të tyre u dogjën, përshirë një garazh nëntokësore, gjatë përleshjeve që nisën të dielën dhe vazhduan deri pas mesnatës.

Ajo i cilësoi ato si “trazira të dhunshme”.

Përleshjet nisën pasi një aktivist kundër islamit, Salwan Momika, e dogji një kopje të Kuranit të dielën dhe një grup i zemëruar u përpoq ta ndalte, tha policia.

Të paktën tre persona u arrestuan, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH