Globi

Përleshje në parlamentin malazez, arrestohen 22 deputetët pro serb

Shkruar nga Liberale
Përleshje në parlamentin malazez, arrestohen 22 deputetët pro

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar mes tensionesh të shumta përgjatë seancës së të enjtes projektligjin për liritë fetare.

Drafti për komunitetet fetare, është refuzua nga opozita pro-serbe, pasi sipas tyre ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë.

Para votimit deputetët serb te Fronti Demokratik i’u afruan kryetarit të Kuvendit dhe filluan të thyejnë kompjuterët, të marrin mikrofonat ndërsa hodhën edhe mjete piroteknike.

Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij që ishin në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99.

Ndërkohë qindra mbështetës të opozitës pro-serbe kanë dalë në rrugët e Podgoricës për të kundërshtuar projektligjin.

Më pas policia arrestoi 22 deputetët e Frotit Demokratik pas incidentit të shkaktuar në Kuvend. Në orët e vona të natës autoritetet policore nxorrën me dhunë nga salla deputetët protestues, e më pas ata janë shoqëruar në polici. Por pjesa me e madhe e tyre janë liruar pak orë më vonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH