Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve në një festë në Itali, vritet 23-vjeçari, një tjetër i plagosur

Shkruar nga Liberale
Përleshje mes shqiptarëve në një festë në Itali,

Mbrëmjen e së premtes, pas një sherri që shpërtheu gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë në drejtim të bashkatdhetarëve. Për pasojë ka humbur jetën një djalë 23-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.

Sipas karabinierëve të Compagnia di Legnano, ngjarja ka ndodhur në orën 23:30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo. Gjatë një sherri që shpërtheu për motive të dobëta në festën mes shqiptarëve, një 34-vjeçar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari, duke e plagosur.

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi sërish me armë, ndërsa njëri prej plumbave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.

I plagosuri u shtrua në spitalin në Busto Arsizio. Sulmuesi, i cili në fazat e kontrollit u rrah vazhdimisht nga pjesëmarrësit në festë, u bllokua nga karabinierët ndërhyrës dhe u vu nën arrest. Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH