Aktualitet

Përleshja me thika në Durrës, reagon policia, detajet e para

Shkruar nga Liberale
Përleshja me thika në Durrës, reagon policia, detajet e para

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi pasditen e sotme në Durrës, ku u plagos me thikë një person.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, ku 30-vjeçari me iniciale B. M, ka plagosur me thikë një 17-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”,- njofton Policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH