Aktualitet

Përleshja masive me krushqve në Dibër, zbulohet shkaku

               Publikuar në : 10:47 - 16/08/19 V Liberale

Një përleshje masive ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku u përfshinë dy grupe njerëzish. Ngjarja ndodhi në bulevardin kryesor të Peshkopisë, ndërsa mësohet se shkak i saj është bërë marrdhënia jo e mirë mes krushqve.

Mësohet se familjarë të një çifti, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre, nuk kanë lejuar babanë të takojë djalin e tij.

Ndërkohë më pas ka nisur dhe konflikti i dhunshëm mes tyre dhe policia ka shoqëruar në komisariat disa nga personat. Sakaq po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Liberale

(Visited 172 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *