Globi

Përkrahësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

Shkruar nga Liberale
Përkrahësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

Ndërtesa e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në izolim të mërkurën, pasi që turma të protestuesve që kundërshtojnë fitoren presidenciale të demokratit Joe Biden kanë thyer barrikadat e sigurisë dhe kanë depërtuar në brendi të ndërtesës, në kohën kur Kongresi po debaton rreth certifikimit të Bidenit si president.

Në pamjet e televizioneve amerikane, përkrahësit e presidentit Donald Trump shihen tek marshojnë përgjatë hollit të ndërtesës së Capitolit.

Më herët, përkrahësit e Trumpit u përplasen me policinë në shkallët e ndërtesës së Capitolit në Washington DC.

Disa prej zyrave të Kongresit në atë zonë janë nën urdhërat e evakuimit dhe konfrontimet janë duke u bërë të dhunshme, ku është përdorur gaz lotsjellës dhe po ashtu ka pasur grushtime.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH