Aktualitet

Përkeqësimi i motit, ISHP paralajmëron qytetarët

Shkruar nga Liberale
Përkeqësimi i motit, ISHP paralajmëron qytetarët

Si pasojë e përkeqësimit të motit, Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të shmangin aksidentet rrugore.

ISHP këshillon që të mos lëvizet me mjete në vende të dyshimta, si me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

Reagimi i plotë

Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj.

Në këto kushte:

-Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.

-Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat.

-Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.

-Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.

-Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.

-Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.

– Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara.

-Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH