Aktualitet

Përkeqësimi i motit/ Erë e fortë e reshje shiu gjatë ditëve në vijim

               Publikuar në : 18:15 - 26/02/20 liberale

Duke filluar nga dita e sotme, moti në vend do të përkeqësohet, duke sjellë erë të fortë dhe reshje të dendura shiu, që do të vijojnë edhe përgjatë dy ditëve në vijim, 27 dhe 28 shkurt.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se përkeqësimi i motit fillon që pasditen e së mërkurës, duke vijuar edhe në ditët në vijim.

“Orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin. Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë tërritorin. Në lartësin mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës”, thuhet në njoftimin e SHMU-së.

Gjithashtu, edhe Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar përkeqësimin e motit dy ditët në vijim, teksa kërkon bashkëpunimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Autoriteti Portual Durrës njofton se moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin, ndërsa të premten era do të fryjë me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m

Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese“, thuhet në njoftim./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back