Aktualitet

Përkeqësimi i motit, Drejtoria Detare paralajmëron: Merrni masat…

               Publikuar në : 09:51 - 21/12/19 liberale

Duke nisur nga situata me motin, Drejtoria Detare ka kërkuar bashkëpunimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet detar që të marrin masat e nevojshme për të siguruar mjetet në port.

“Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar”, thuhet në njoftim.

Postimi i Drejtorise Detare

Në daten 20-23 dhjetor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back