Kryesore

“Përjetime 1936-2021” nga Bahri Beci – Shkenca albanologjike përmes dëshmisë autentike të një akademiku “par exellance”

               Publikuar në : 10:00 - 11/10/21 liberale

Autobiografia e profesor Bahriut në një moshë të nderuar i ka dhënë publicistikës shqiptare një kontribut të çmuar: dëshminë e tij autentike mbi ngjarje që tejkalojnë kozmosin e tij personal, teksa zbardhin zhvillime historike në shkencën albanologjike, posaçërisht në lëminë e Gjuhësisë.

Përveçse privilegj për shtëpinë botuese UETPRESS, ky libër sjell në vëmendje një çështje kruciale për shoqërinë shqiptare, për historinë dhe identitetin tonë, për të sotmen, për të kaluarën e për të ardhmen dhe për impaktin gjeopolitik që shkencat albanologjike kanë në formësimin e Shqipërisë bashkëkohore.

Në nderim të Akademikut prof. dr. Bahri Beci, me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare: “Akademiku Bahri Beci – figurë poliedrike e gjuhësisë shqiptare”, ku ishte i ftuar edhe Universiteti Europian i Tiranës dhe UETPress. Deri ku shkon rrezja e ndikimit të një gjuhëtari? A i rrek ajo auditorët universitarë sot? Si është marrëdhënia e Gjuhës me botimtarinë, në ditët tona? /Gazeta Liberale


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back