Showbiz

“Përjetësisht” pjesë e trendeve muzikore nga e gjithë bota. Rekordet që ka thyer Luis Ejlli, pa kaluar as 24 orë!

Shkruar nga Liberale

Nuk thonë kot që fama sjell para. Luiz Ejlli po përballet me një tjetër sukses me këngën më të fundit “Përjetësisht” që theu rekorde sapo u publikua.

Balada e dashurisë u publikua në kanalin e zyrtar në “YouTube” të këngëtarit Ejlli, i cili shënoi pas hapjes mbi 50 mijë ndjekës në 24 orë. Kjo këngë zë një pozicion të rëndësishëm edhe në renditjen që është bërë për trendet muzikore në të gjithë botën, ku ka arritur të rrëmbejë vendin e 13-të.

Këngëtari më i përfolur i momentit është në një listë me disa nga artistët më të famshëm në të gjithë botën. Sipas renditjes kënga është rritur me 16 vende, falë shikueshmërisë së lartë që ka pasur. Ajo që vlen për t’u përmendur është edhe koha në të cilën balada e dashurisë arriti të përhapej me shpejtësi. Ka kaluar vetëm një ditë dhe tashmë “Përjetësisht” numëron mbi 1.8 milionë klikime, në YouTube.

Kënga solo e fituesit të “Big Brother VIP 2” ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një pjesë e tekstit të këngës “Përjetësisht”.

Poll
SHQIPENGLISH