Aktualitet

Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca parlamentare

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ky i fundit s’ka pranuar ta zhvillojë interpelancën me ministren e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për zyrtarin e FBI-së McGonigal.

Nikolla vijoi me rendin e ditës, ndërkohë që deputetët e Berishës vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH