Aktualitet

Përjashtimi nga Kuvendi, 6 deputetët demokratë ankimojnë vendimin

Shkruar nga Liberale
Përjashtimi nga Kuvendi, 6 deputetët demokratë ankimojnë

Deputetët demokratë që u përjashtuan nga seanca plenare e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtim nga sekretariati i etikës.

Pritet te mblidhet byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre.

Në letrën e tyre të ankimimit thuhet se, vendimi i përjashtimit ndaj 6 deputetëve u mor më 21 shkurt, por hyn në fuqi të nesërmen, ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16 shkurt. Sipas tyre, kjo bëhet me qëllimin e vetëm që të pengohen deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seancë parlamentare si dhe në komisioni.

“Për sa i përket provave dhe fakteve nga ana jonë, ato gjenden në të gjitha mediat kombëtare e lokale, në RTSH Kuvend, si dhe në rrjetin zyrtar social të Kuvendit të Shqipërisë. Pamjet filmike, si dhe publikimi në të gjitha mediat shqiptare, evidentojnë shkeljen e përsëritur të të drejtave të deputetëve të Partisë Demokratike, të sanksionuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, nga ana e drejtueses së seancës Ermonela Felaj”, shprehen 6 deputetët e PD.

Deputetët firmëtarë

Sorina Koti

Elda Hoti

Greta Bardeli

Lindita Metaliaj

Edmond Spaho

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH