Aktualitet

Deputeti demokrat: Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, sërish do protestojmë me bilbila

Shkruar nga Liberale
Deputeti demokrat: Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka fokur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet.

Ai u shpreh se është një vendim i papërgjegjshëm përjashtimi nga Kuvendi i gjashtë deputetëve.

Deputeti Korreshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe ka për qëllim të shkatërrojë zërin opozitar.

“E njëjta histori. Këtu vazhdon po e njëjta tollovi. Kritikën më fortë nuk duan ta kenë kur të vijë kryeministri. Ata predikojnë se ka forma të tjera por janë të parë që shkelin rregulloren. Rregullorja parashikon dhe interpelancë më vete dhe Komision. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila”, tha Korreshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH