Aktualitet

Përgjysmimi i autobusëve/ Qytetarja: Po shtrydhemi si domate

               Publikuar në : 20:32 - 20/10/21 liberale

Të udhëtosh me transport publik është kthyer në stress për pasagjerët. Stacionet e autobusëve mbushen plot, për shkak të vonesave të mjeteve të transportit publik.

“Kam ardhur në orën 11:05, ora po shkon 12 dhe autobusi ende ska ardhur”, thotë një qytetare.

E për shkak të vonesave brenda urbaneve ka dyndje.

“O zot i madh. Çmenduri, po shtrydhemi me njëri tjetrin si domate. Edhe zihemi jo ti nuk hyn, ti hyn. Një ngarkesë e madhe psikologjike”, thotë një tjetër qytetare për TCH.

Numri i urbanëve në kryeqytet që prej të hënës është përgjysmuar me vendim të unionit të transportit publik.

“Rritja e çmimit të naftës ishte goditja fatale e këtij sektori si dhe mungesa e stafit ka krijuar pamundësi financiare”.

Ulja e tvsh dhe heqja e taksës së qarkullimit janë dy kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Por deri në zgjidhje të kaosit të krijuar, lëvizja me autobus për të mbërritur në kohë në punë, do të vijojë të jetë e pamundur.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back