Aktualitet

Përgjimet për votat, Rama: Sallatë fjalësh

               Publikuar në : 21:21 - 16/05/19 Liberale

Kryeministri Edi Rama të enjten është shprehur se akuzat e dala nga përgjimet nuk nxjerrin konkluzione për vjedhje votash nga qeveria.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se nuk ka përgjime të certifikuara nga askush, por ka përgjime të dala që në dijeninë e tij ka një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor.

“Këto përgjime të dala janë në shkelje të sekretit hetimor. Unë nuk jam përgjegjës për hetimet, pyesin prokurorët. Asnjë gazetar e asnjë media nuk kanë detyrë të mbajnë sekrete, por nga prokuroria ka përgjegjës, ata që i kanë nxjerrë. Në bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione”, theksoi Rama për dosjen 339.

Për kryeministrin, nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes dhe këtë informacion e kishte nga deklarata zyrtare. Ai theksoi se pyetja këtu qëndron në faktin se a mundet dot një vend të pushtohet nga këto sallatë fjalësh.

“Nuk mundet kurrë që një opozitë ti thotë qeverisë ti duhet të ikësh nga këto përgjime. Unë nuk kam të drejtë të thërrasë asnjë prokuror, prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të veprimtarisë kaq. Asnjëherë nuk kam dalë dhe të kem folur në mënyrë të tillë që të kem influencuar”, theksoi më tej Rama./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *