Globi

Përgjimet: Ja çfarë i kërkoi presidenti kinez OBSH-së për COVID-19

Shkruar nga Liberale
Përgjimet: Ja çfarë i kërkoi presidenti kinez OBSH-së

Revista prestigjoze gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar se Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të ketë qënë në dijeni të epidemisë që kishte shpërthyer në Kinë përpara se ta bënte publike.

Sipas medias  gjermane, presidenti kinez Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, të vonojë paralajmërimin global për kërcënimin e COVID-19.

“Xi Jinping në një telefonatë më 21 janar, i ka kërkuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që të mos publikojë informacion mbi përhapjen e COVID-19 nga njerëzit tek njerëzit, gjë e cila ka shtyrë me 4 javë marrjen e masave për përhapjen e pandemisë”, shkruan “Der Spiegel”, e cila thekson se telefonata është vërtetuar edhe nga të dhënat e siguruara nga Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i OBSH e cila deklaroi të dielën se Tedros nuk ka folur me presidentin kinez më 21 janar dhe se ata nuk kanë folur kurrë në telefon.

“Një lajm i tillë është çoroditës dhe dëmton përpjekjet e OBSH-së dhe gjithë botës në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19”, thuhet në njoftimin për mediat. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH