Aktualitet

Përgjimet e Antimafias italiane/ Basha: SPAK të nisë hetimet

Shkruar nga Liberale
Përgjimet e Antimafias italiane/ Basha: SPAK të nisë hetimet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku përmendet fakti se zyrtarë të lartë shqiptarë përfshihen në skema ryshfetesh për lejet e ndërtimit të gradacelave.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë shqiptare dhe SPAK që të kërkojnë fashikujt nga autoritetet Italiane dhe të nisin hetimet paralele.

“Qëndrimi i PD për kthimin e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar dhe rajonal i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Këtu po ndërtohen kulla të larta që janë rezultat i bashkëpunimit të antimafias italiane me kryetarin e Bashkisë, si dhe marrëdhënies që kanë krijuar me ministrat që mbështeten nga Kryeministri.

Këto përgjime demonstrojnë atë që ne kemi denoncuar prej tetë vitesh, Rama dhe kupola e tij qeverisëse mendojnë dhe kanë menduar vetëm për veten e tyre. I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK që pa asnjë vonesë të kërkojë fashikujt e këtyre përgjimeve dhe të nisë hetime paralele edhe në Shqipëri”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH