Aktualitet

Përgjimet-Dalin bisedat e reja që “fundosin” Ahmetajn

Shkruar nga Liberale
Përgjimet-Dalin bisedat e reja që “fundosin” Ahmetajn

Arben Ahmetaj kishte miqësi të ngushtë jo vetëm me Mirel Mërtirin por edhe me Klodian Zoton. Kjo gjë është provuar në 2017, ku Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal dhe ka urdhëruar përgjimim telefonik.

Gazetari Edison Vatnikaj ka publikuar detaje nga dosja e dërguar në kuvend ku rezulton se me dt 05.09.2017 në orën 16:38 Mirel Mërtiri nga numri në përdorim të shtetasit Klodian Zoto, i telefonon numrit 069609xxxx që i përket shoferit të familjes së Arben Ahmetajt.

Këtij të fundit i kërkojnë që të lajmërojë Arben AhmetajN se i është thyer telefoni.

520…: O Zoto

456: O gono

520: Çfarë bën?

456: Klodi jam, Klodi

520: E Klodi je o vlla?

456: E ça bëre ti lale?

520: Mirë

456: Ore se kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s’më kap

520: Të të marri këtu?

456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon

520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni

456: E mirë vëlla, mirë.

456: Si ka qenë ai?

520: Mirë po ja është në mbledhje, se kam takuar fare që nga ora 11

456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?

520: Po mirë, içik presion rrugës u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.

456: po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?

520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH