Aktualitet

Përgjimet/ Bardhi: Shërbëtori i Ndragheta duhet të ishte para SPAK

               Publikuar në : 19:02 - 23/01/21 liberale

Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Gazment Bardhi edhe njëherë për përgjimet e antimafias italiane të publikuara ditët e fundit në disa media.

Sipas numrit dy të demokratëve, këto përgjime treguan edhe njëherë pushtetin e kalbur nga korrupsioni të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Bardhi akuzoi Veliaj se e ka shndërruar kryeqytetin në një lavatriçe për pastrimin e parave të mafies.

Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më pare”, shkruan Bardhi.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back