Aktualitet

"Përgjegjësi personale"/ PS heq dorë edhe nga Agim Kajmaku

Shkruar nga Liberale
"Përgjegjësi personale"/ PS heq dorë edhe nga Agim

Deputeti i PD-së Besnik Bare ka folur në A2Cnn për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me çështjen e Agim Kajmakut, duke thënë se është përgjegjësi personale.

Është bërë e qartë që kjo është përgjegjësi personale, secili mban përgjegjësi për atë që deklaron. Është hera e parë që ekziston një filtrim, është një proces jashtëzakonisht i drejtë, dhe zhurma mediatike mbi të është politike”, ka thënë Bare.

Kjo deklaratë e eksponentit të PS, vjen pasi Prokuroria vërtetoi se gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut ishin të njëjta me ato të Jorgo Totos.

Kujtojmë që PS nuk ka reaguar specifikisht për dy kryebashkiakët e denoncuar nga PD, Agim Kajmaku dhe Mark Babani.

I vetmi qëndrim publik ndaj kryebashkiakëve me probleme me dekriminalizimin, ka qenë rasti i kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Pasi PD-së publikoi fakte konkrete, kryeministri Rama doli në një qëndrim publik, duke thënë se është përgjegjësi individuale.

"I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!", ishte reagimi i Ramës më 13 gusht./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH