Aktualitet

Përfundon seanca e dëshmitarëve të Gërdecit, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

Shkruar nga Liberale
Përfundon seanca e dëshmitarëve të Gërdecit, ja kur do

Ka përfunduar seanca për ish ministren e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Raportohet se seanca e radhës do të mbahet me 27 Tetor në 12:00, ku do të dëshmojnë 15 dëshmitarët e radhës.

Më herët, gazetari Vraportoi se gjatë seancës së sotme kanë dëshmuar pesë persona, mes tyre edhe Fejzi Shehu, i cili ka punuar si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve për dy ditë.

Ish-ministri, Fatmir Mediu akuzohet nga prokuroria se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

Sipas SPAK, Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH