Aktualitet

Përfundon numërimi, u gjetën 500 mijë euro në autobus, kush e pësoi i pari nga policia (Emri)

Shkruar nga Liberale
Përfundon numërimi, u gjetën 500 mijë euro në autobus,

U gjetën 500 mijë euro në autobus, reagon policia: Shoqëruam disa persona

Ka reaguar policia lidhur me 500 mijë euro, të gjetura në pjesën e sipërme të autobusit që vinte nga Italia, përmes tragetit të linjës Bari-Durrës.

Në reagimin e saj Policia tha se në “portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës”.

Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500.000 euro.

Nga Policia e Durrësit janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e  personave të përfshirë.

Policia tha se në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

Sakaq, mësohet se është shoqëruar shoferi i autobusit, Elidin Çela, i cili u shpreh se nuk ka dijeni për paratë, si dhe nuk ka pranuar të flasë.

Kjo shumë është sekuestruar në një kohë kur në vendin tonë po debatohet për Amnistinë Fiskale.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH