Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë, konfirmohet fitues kandidati i Partisë Socialiste

Shkruar nga Liberale

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e përsëritura në bashkinë e Rrogozhinës është mbyllur gjatë paradites.

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 53 kuti nga 54 që janë gjithsej dhe kryeson kandidati i Partisë Sociliste.

Sipas KQZ, Edison Memolla ka marrë 6658 vota ose 57.58% dhe kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ja marrë 4906 vota, ose 42.42%.

Zgjedhjet e së dielës ishin përsëritje e atyre të 14 majit, ku kandidati i i Partisë Sociliste fitoi me vetëm 21 vota.

Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH