Aktualitet

Përfundon numërimi i votave, ja sa delegatë votuan për shkarkimin e Bashës

Shkruar nga Liberale
Përfundon numërimi i votave, ja sa delegatë votuan për

Ka përfunduar numërimi i votave në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Belind Këlliçi ka publikuar rezultatin zyrtar të 0procesit të votimit.

“Në lidhje me vendimin numër 6 ku u vendos të votohej me votim të fshehtë për shakrkimin e Bashës, ju bëjmë me dije se pas përfundimit të votimit, sekretariati teknik pasi ka mbledhur procësverbalet nxjerr rezultatet. Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimirt kanë qenë 4934.

Nga këta delegatë pjesëmarrës në votim janë 4491 delegatë. Nga këto 4491 delegatë pro shkarkimit të kryetarit kanë votuar 4446 delegatë.

Kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH