Ka përfunduar në tragjedi, festa e ditëlindjes për një grup prej 24 turistësh në bordin e një varke në Lago Maggiore.
Ndërhyrja e mjeteve navale e ajrore të forcave të rendit kanë çuar në shpëtimin e 20 turistëve të tjerë, 5 prej të cilëve ndodhen në kurim spitalor pranë strukturave të zonës.
Stuhia e natës së shkuar ka qenë e papritur, e dhe pse në bordin e saj ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit, ka qenë e pamundur evitimi i përmbytjes së saj.