Aktualitet

Përfshihet nga zjarri banesa 2-katëshe në “Myslym Shyr”

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga zjarri banesa 2-katëshe në “Myslym

Një shtëpi 2-katëshe është përfshirë nga zjarri në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Policia njofton paraprakisht, se banesa ishte e pabanuar, ndërsa shton se shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i plotë e Policisë:

Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH