Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Vuno

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Vuno

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët në fshatin Vuno, në Himarë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45.

“Më datë 20.07.2022, rreth orës 14:45, në fshatin Vuno, Himarë, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me barishte. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, nga i cili janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, njofton policia.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH