(Foto ilustruese)
Sot në mesditë është djegur një magazinë instalimesh elektrike në Shijak.
Mësohet se zjarrëfikëset e Durrësit kanë shkuar në ndihmë të zjarrëfikseve të Shijakut.
Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton. /Gazeta Liberale