Një Fast-Food në Gjirokastër është përfshirë ditën e sotme nga flakët, por fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Sipas televizioneve informative, flakët kanë përfshirë një Fast-Food që ndodhet në zonën e Pazarin në këtë qytet, në pronësi të Agron Muços.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke vënë në kontroll flakët, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.