Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, ja dyshimet e policisë

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, ja dyshimet e

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH